Home Aktuale Si visheshin dhe jetonin shqiptarët në vitet ‘800 (foto-galeri)

Si visheshin dhe jetonin shqiptarët në vitet ‘800 (foto-galeri)

1205
0
SHARE

Pamje të rralla të së kaluarës së Shqipërisë nga viti 1873 publikohen për herë të parë nga albanologu Robert Elsie. Këto fotografi burojnë nga 3 koleksione të ndryshme, mjaft interesante, që zbulojnë jetën e shqiptarit në ato vite.

Koleksioni i parë me veshje popullore të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor janë paraqitur në një ekspozitë botërore në Vjenë, në vitin 1873. Përmes këtyre fotove zbulohet dhe sesi visheshin shqiptarët në atë periudhë nën sundimin e Turqisë. Titulli i ekspozitës ishte “Veshje popullore të Turqisë në vitin 1873”. Ekspozita u çel nga maji deri në nëntor të vitit 1873, në parkun “Prater” të Vjenës (Austro-Hungari). Ajo tejkaloi në madhësi dhe në shkëlqim të tëra ekspozitat e mëparshme (Londër 1851, 1862 dhe Paris 1855, 1867). Ekspozitën e vizituan mbi shtatë milionë njerëz. Në kuadër të prezantimit të Perandorisë Osmane, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria, në Vjenë u paraqit një koleksion fotografish të veshjeve popullore të Perandorisë shumëkombëshe. Fotografia ishte ende një dukuri e re, dhe publiku u mahnit. Ky koleksion u botua gjithashtu si libër në frëngjisht: “Les Costumes populaires de la Turquie en 1873” (Veshje popullore të Turqisë në vitin 1873), Stamboll 1873, vëllim ky i rrallë, i cili u dixhitalizua kohët e fundit nga Biblioteka e Universitetit të Harvardit, që mundësoi prezantimin e fotografive të Ballkanit Perëndimor nga viti 1873./luginapress/15_6736 2_9603 3_1216 4_8765 5_5383 6_6903 7_6262 8_4353 9_5194 10_2859 11_4573 12_5926 13_8933 14_3840