Home Aktuale Një provon të dalë një tjetër të hyjë në Kosovë me dokumente...

Një provon të dalë një tjetër të hyjë në Kosovë me dokumente jovalide

493
0
SHARE

Dy persona janë ndaluar nga Policia Kufitare e Kosovës, teksa kanë provuar njëri të hyjë e tjetri të dalë nga vendi me dokumente jovalide.

I pari, një i dyshuar në Muqibabë, gjatë kalimit të kufirit Kosovë-Serbi në mashkull shqiptar ka penguar zyrtarët policorë derisa kryenin detyrën zyrtare, si pretekst se njërit nga familjarëve të tij i është ndaluar kalimi në mungesë të dokumentit valid.
“Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, raporton Policia e Kosovës.

Rasti tjetër, te “Dheu i Bardhë”, në dalje të Kosovës është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar pa dokumente valide i cili ka tentuar ta kalojë kufirin, ku paraprakisht kishte bërë një marrëveshje me një të dyshuar mashkull shqiptar për ta dërguar në shtetin e Zvicrës, transmeton koha.net.

“Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./luginapress/