Home RISI & KURIOZITETE Emrat e ndaluar me ligj në botë

Emrat e ndaluar me ligj në botë

1072
0
SHARE

Nëse ndonjëherë shpërnguleni në Gjermani, fëmijes suaj nuk do të mundeshit tija vini emrin Anderson Kuper (prezantues në Si En En). Gjermania është vetëm një nga shtetet të cilat kanë ndalim për vënien e disa emrave të caktuar.

Mbiemrat të cilat duhet të përdoren sikur emra nuk janë të lejuar në Gjermanu, si dhe emra të sendeve dhe produkteve. Kështu, Tejlor, Tobi, Rajli dhe Kuin janë emra të cilat duhet ti harroni po qe se jeni në Gjermani. Përveç asaj, çdo emër duhet ti përshtatet gjinisë, përkatësisht duhet të dihet a bëhet fjalë për mashkull ose femër sipas emrit.
Alisha Silverstoun dhe Kejt Uinslet kanë një gjë të përbashkët – fëmijët e tyre quhen arushë (Bear). Po të jetonin në Malezi, kjo do të ishte e ndaluar. Në atë vend, fëmijët nuk mundet të ketë emrin e ndonjë shtaze, peme ose perimeje.

Në Islandë, njerëzit nuk munden ti emërtojnë fëmijët me ndonjë emër që përmban shkronjën C, sepse kjo shkronjë nuk ekziston në alfabetin et yre. Nëse doni që fëmija juaj të ketë emër me këtë shkronjë, duhet të merrni leje nga Bordi islandez për miratimin e emrave.

Në Zelandën e Re ndalohen emra të cilat mund të jenë ofenduese ndaj individëve ose bashkësive të caktuara. Përveç kësaj, janë të ndaluara dhe emra të cilat përcaktojnë ofiqe, si princeshë, princ, mbret etj.

Ilejn, Alis, Sendi, Lora dhe Linda janë emra të ndaluar në Arabinë Saudite sepse janë në kategorinë e emrave të cilat ofendojnë ndjenjat religjioze, përkatësisht lidhen me fe tjera.

Në shtetin meksikan Sonora nuk mund të quheni Hermiona, Heri Poter, Xhejms Bond ose Lejdi di sepse kjo nxit përqeshje.

Në Portugali ekziston ligj për ndalimin e emrit Mona Liza. Aty është i ndaluar edhe dhënia e pseudonimeve, si Tom. Përveç kësaj, emrat duhet të jenë tradicionale portugeze dhe ta përcaktojnë gjininë.