Home Aktuale Semi-Maturantët e Tërnocit festuan mbarimin e shkollës fillore

Semi-Maturantët e Tërnocit festuan mbarimin e shkollës fillore

2006
0
SHARE
Mbrëmë nxënësit e klasës së VIII të shkollës fillore” Muharrem Kadriu” nê Tërnoc kanë festuar mbrëmjen e semimaturës.
Semimaturanët e shkollës së Tërnocit mes në një atmosferë gëzimi dhe lotësh i kanë dhënë fund shkollimit të tyre  në këtë institucion arsimorë për të vazhduar kështu karirën e tyre në shkollimin e mesëm.
Drejtori i shkollës fillore” Muharrem Kadriu” në Tërnoc, Vihidin Iseni në fjalimin e tij përshëndetës i uroi nxënësit të kenë shëndet dhe seksese në karierën e tyre gjatë jetës.
Ndërkohë vazhdoi atmosfera festive me dj.Toni, Veli Veliu dhe nën përkujdesin e kameramanit Edmond Jusufi- Çiça i cili është prej kameramanëve të parë në këtë rajon.
Edi përveç që u përkujdes për xhirimin e atmosferës,ai për as një asnjë çast nuk u largua nga nxënësit për ti sjelluar atmosferë.
E veçanta e kësaj nate ishte se ai nga buxheti i tij, për nxënësit organizoi lojë shpërblyese tek të cilët ngjalli gëzim.
Me këtë rast kameramani në shenjë falënderimi e nderoi edhe drejtorin me një lule, duke i uruar shëndet të plotë edhe pas pensionimit.
Krejt në fund arriti atmosfera e ndarjes që sjolli lotët jo vetëm tek semimaturantët por dhe tek drejtori i shkollës dhe tek mësimdhënësit./Lugina Press/