Home Aktuale Shembull i radhë: 2100 euro e humbura i kthehen pronarit

Shembull i radhë: 2100 euro e humbura i kthehen pronarit

809
0
SHARE

Redaksisë së Presheva.com sot në orët e mëngjesit iu kishte lajmëruar Ramiz M. nga Presheva pasi ai i kishte humbur një shumë të konsiderueshme të hollave.

“Në mëngjes dola për të kryer disa obligime me pagesa pasi posedoj një shitore private. Pasi u ktheva në shtëpi, vërejta që paratë nuk i kisha në xhep” thotë Ramizi për presheva.com.

Staffi redaktues i Facebook faqes sonë si çdo herë rastet e fundit të humbjeve, publikoi shpalljen në lidhje me humbjen e kësaj shume të të hollave.

Në orët e vona sot, këto të holla i kishin gjetur disa fëmijë afër shtëpisë të atij që i kishte humbur dhe më pastaj ia kanë dorëzuar Ymer Rashitit nga Presheva i cili menjëherë i ka dorëzuar të hollat në polici.

Ymer Rashiti