Home Aktuale Absolventja nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, del me analizë konkrete për...

Absolventja nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, del me analizë konkrete për Organizatat Studentore

837
0
SHARE
Absolventja nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht nga Dega e Gazetarisë, ka bërë një analizë për “Organizatat Studentore” në këtë Universitet.

Znjsh. Krasniqi ka treguar se si këto Organizata veprojnë brenda Kampusit Universitar të Prishtinës, e gjithashtu sfidat, mangësit, përparësit, e deri tek lidhja e tyre me partit politike në vend.

Analiza e plotë:

Organizatat Studentore si Forcë Politike në Universitet

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në Kosovë është një qendër e rëndësishme e arsimit dhe zhvillimit akademik në vend. Në këtë universitet, organizatat studentore luajnë një rol të rëndësishëm në jetën studentore dhe përmirësimin e përvojës së studentëve. Por se sa është e vërtet kjo për organizatat që janë brenda UP-së, do ta vërtetojm tani.

Struktura organizative studentore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” përfshin një hierarki të caktuar të nivelit të organizimit. Kryesia e organizatës studentore është në krye të hierarkisë dhe përbëhet nga një grup studentësh të zgjedhur demokratikisht nga studentët e universitetit. Kryesia përballet me përgjegjësitë e koordinimit të aktiviteteve të organizatës studentore dhe përfaqëson interesat e studentëve në dialogun me administratën universitare dhe institucionet e tjera.

Këtu fakultetet mund të kenë edhe Këshille Studentore, ku këto këshille përbëhen nga vetë studentët të cilët kanë fituar mandatin e tyre nga po këto zgjedhje. Numri i studentëve nvaret nga përqindja e fituar e organizates studentore. Që i bie, përqindja e bënë llogarin e studentëve fatlum që do të marrin mandatin për të punuar në këto këshille. Në këto këshille ideja është të përfaqësohen studentet, dhe të merren parasysh problemet e tyre, por që zakonisht nuk ndodh. Por edhe nëse do të ndodhte, do të merreshin parasysh vetëm ato që do të kishin perfitime peresonale edhe ata vet.

Në vijim të hierarkisë së organizatave studentore, organizatat zakonisht kanë një parlament studentor të përbërë nga përfaqësues të fakulteteve të ndryshme. Parlamenti studentor është organi vendimmarrës dhe mbledhjet e tij janë platforma për diskutime, vendimmarrje dhe zbatimin e politikave të organizatës studentore. Përfaqësuesit e parlamentit studentor janë zgjedhur nga studentët e secilit fakultet nëpërmjet zgjedhjeve studentore të përgjithshme.

Në disa raste, organizatat studentore mund të kenë edhe një strukturë më të lartë të quajtur senat studentor. Senati studentor është organi më i lartë i organizatës studentore dhe përbëhet nga përfaqësues të fakulteteve dhe departamenteve të ndryshme të universitetit. Senati ka rolin e vendimmarrjes dhe përcaktimit të politikave më të gjerë të organizatës studentore. Ai mund të ketë rolin e përkrahjes së kryesisë, zhvillimit të projekteve të mëdha dhe lobimit për interesat e studentëve në nivel universitar dhe jashtë tij.

Organizatat studentore brenda Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë edhe të politizuara, këtu mund të përmendim organizaten studentore SKV-në e cila dihet botërisht që është degë nga Lëvizja Vetëvendosje. Këto organizata punojn për të ndryshuar dhe përmirësuar kushtet e arsimit në Kosovë përmes partive të tyre. Organizimi i aktiviteteve dhe projekteve për të adresuar çështjet e arsimit dhe të drejtave të studentëve ndodh rrall herë, pasi që ato as nuk merren parasysh por vetëm tejaklohen apo dhe injorohen.

Njëkohësisht këto organizata qëllimet i kanë shumë të mira, por që monitorohen krejt nga dikush tjetër nga jashtë. Thirren në çështjet si, të përfaqësojm interesat e studentëve, të promovojm demokracinë studentore, dhe të marrim pjesë në proceset vendimmarrëse në Universitetin e Prishtinës, por kjo fatkeqësisht nuk ndodh. Studentet kujtohen vetëm atëherë kur janë fushatat zgjedhore dhe kur i’u kërkohet vota që të votojn për ta.

Të gjitha organizatat studentore kanë qëllime dhe fusha të veçanta të veprimtarisë, dhe të gjitha synojnë të përfaqësojnë interesat e studentëve dhe të përmirësojnë jetën studentore në Universitetin e Prishtinës. Por kjo ska ndodhur dhe nuk po ndodh ende! Disa organizata studentore në Kosovë mund të kenë ndikim ose lidhje me parti politike të caktuara. Në disa raste, organizatat studentore janë të detyruara që të punojnë për ta dhe t’i përfaqësojn interesat e partive politike në mënyrë qe ata në fund të ditës të përfitojn dhe për vete.

Organizatat studentore mund të kenë lidhje të ngushta me partitë politike të caktuara ndoshta dhe për shkak të orientimit politik të anëtarëve të tyre, mbështetjes financiare ose marrëdhënieve të tjera. Kjo mund të sjellë një ndikim të caktuar politik në veprimtaritë e tyre. Pra, për të kuptuar se sa politizuara janë organizatat studentore në Kosovë, është e rëndësishme të shikojm marrëdhëniet dhe lidhjet e tyre me partitë politike, si dhe veprimtarinë dhe qëllimet e tyre të deklaruara.

Studentët në zgjedhjet e fundit studentore të gjithë kanë votuar me shpresën se do të ndodhin përmirësime në punën dhe kushtet në secilin fakultet të tyre. Sepse studentët përballen me shumë sfida, duke filluar nga mungesa e infrastrukturës deri tek problemet me stafin akademik. Në fakt, disa profesorë janë akuzuar për plagjiaturë dhe megjithatë ende vazhdojnë të mësojnë në këto fakultete. Një problem tjetër i madh është mungesa e literaturës, e cila është një element kyç në procesin e arsimimit, dhe nuk ka njeri që po merret me këtë çështje, as organizatat studentore që gjatë fushatave zgjedhore kanë bërë mijëra premtime, ngjashëm me politikanët tanë.

Në njërën prej anketave nga BIRN para zgjedhjeve studentore të vitit 2016 kishin gjetur se studentëve u mungonte entuziazmi dhe besimi në përfaqësimin studentor. Në përgjithësi, studentët e Universitetit të Prishtinës shpesh ankohen se interesat dhe nevojat e tyre injorohen plotësisht. Dhe fatkeqësisht kjo ende vazhdon të jetë prezente në mesin tonë.

Udhëheqësia studentore është e përçarë, ndonëse disa grupe kanë iniciativa dhe qëllime vetanake për të bërë jetën studentore më të mirë, studentët e zgjedhur për parlament gati kurrë nuk takohen si një grup. Udhëheqësia studentore është po ashtu një temë përçarëse në vetvete, kritikët i akuzojnë organizatorët studentorë të cilët kanë ulëse në organin më të lartë vendimmarrës të universitetit që punojnë në interes të politikanëve, një problem që i brengosë edhe vet liderët studentorë.

Organizatat studentore në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” shërbejnë si një platformë e rëndësishme për përkrahjen dhe përfaqësimin e interesave të partive politike dhe jo të studenteve. Këto organizata mund të ofrojnë mundësi për angazhim, zhvillim personal dhe aktivitete të ndryshme në fusha të arsimit, kulturës, politikës dhe shërbimit ndaj komunitetit. Nëpërmjet strukturës së tyre hierarkike, duke filluar nga kryesia e organizatës studentore, këshillit studentor, parlamenti studentor dhe deri tek senati, studentët duhet të kanë hapësirë për të ndikuar në vendimmarrjen, të promovojnë çështje të rëndësishme dhe të bëhen zëri i tyre në dialogun me institucionet e universitetit. Organizatat studentore janë një burim i frytshëm për zhvillimin e liderve të rinj, për krijimin e kulturës së përkrahjes dhe për të ndihmuar në formimin e një bashkësie akademike të fortë dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme. Me angazhimin e tyre dhe kontributin në jetën universitare, organizatat studentore bëjnë ndryshime pozitive në ambientin e mësimdhënies dhe në shoqërinë më gjerë, por kjo duhet të ndodh dhe me pjesën tjeter të studenteve pa i lënë anash ose anashkaluar ata.

Arjeta Krasniqi

Prishtinë, 2023