Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përgëzuar xhudisten kosovare, Majlinda Kelmendi, për suksesin e treguar në kampionatin botëror të xhudos që u mbajt në Rusi.
Kelmendi ia doli ta mbroj titullin e botës të fituar një vit më parë në Brazil, ndërsa Berisha e quan atë Mbretëreshë të botës në Xhudo.
“Te dashur miq, Majlinda Kelmendi ka treguar dje edhe një herë se është xhudistja më e mirë në botë në rangun e saj. Pas fitores në Brazil një vit më parë ajo dje ka fituar përsëri medaljen e artë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Rusi duke u shpallur kështu sërish kampione bote dhe ngritur aty flamurin e Kosovës.
Miq, le ti shprehim ne Majlindës, Mbretëreshës shqiptare të xhudos në botë, një urim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë për suksesin e jashtëzakonshëm më të cilin ka bërë krenar kombin dhe çdo shqiptar! Urime! Përqafime Majlinda! Sb”, ka shkruar Berisha në facebook./Luginapress.com






