Sheshi në Bujanoc po vazhdon ndërtimin, por një shqetësim i madh është i pranishëm tek bizneset përreth. Një pjesë e kafeterive dhe lokaleve tjera theksojnë se puna e ngadaltë e ndërtimit dhe zvarritjet e ndryshme kanë bërë që ato të humbasin punën e tyre. Por, bllokimi i pjesës qendrore të qytetit ka bërë që qytetarët t`i shmangen rrëmujës së ndërtimeve dhe të zgjedhin pjesët tjera të qytetit.
Pamjet në shesh tregojnë se shumë kafeteri janë të zbrazëta dhe se qytetarët hezitojnë të shkojnë aty të pijnë një kafe. Por më shumë për këtë janë të goditur pronarët e tyre, të cilët kanë bërë investime dhe në anën tjetër po humbasin punën e tyre. Në gjendje të njejtë janë edhe kiosket e vendosura në shesh, të cilat janë mbyllur dhe se totalisht nuk funksionojnë. Ditëve të fundit një pjesë e tyre kanë nxjerrur shpalljet e shitjes, për shkak të dëmtimit që kanë pësuar me fillimin e punimeve në sheshin e qytetit dhe zvarritjet e punës. Pronarë të kioskave kanë theksuar për Luginapress se shesin këto kiosqe për shkak se ato mund të hiqen totalisht nga sheshi apo do t`i ndrrohet lokacioni.
Në procesin e rindërtimit po kryhet edhe zëvendësimi i gypave të ujit asbest, një rinovim të plotë të instalime elektrike, dhe do të ndërtohet dhe një i ri kanalizimeve të ujit stuhi.
Rindërtimi i sheshit qendror duhet të kushtojë pothuajse 65 milionë, për projekti do të ndahen mbi 2.5 milion dhe për mbikëqyrjen e1.5 milion dinarë, me të gjitha taksat. /LuginaPress.com/








