Partia Demokratike Shqiptare e Ragmi Mustafës , përmes një deklarate për media ka njoftuar se nuk do të merë pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë vit në Serbi.
Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë:
Partia Demokratike Shqiptare
14 shkurt 2017
P r e sh e v ë
Në mbledhjen e mbajtur të Këshillit Qendror të Partisë Demokratike Shqiptare më, 14 shkurt 2017, në bazë të diskutimeve rreth zgjedhjeve presidenciale në Serbi, solli këtë:
DEKLARATË
Këshilli Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me zgjedhjet presidenciale në Serbi që do të mbahen gjatë këtij viti, vlerëson se nuk janë pjekur kushtet për pjesmarrjen e shqiptarëve në votim për president të Serbisë.
Duke qenë se gjerë tani asnjë nga presidentët, por as këta të radhës në garë nuk kanë shprehur gatishmëri për zgjidhjen e problemit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, prandaj Këshilli Qendror fton elektorin e Partisë Demokratike Shqiptare, por edhe gjithë shqiptarët e tjerë në Luginë të Preshevës që mos t’i përgjigjen zgjedhjeve për president të Serbisë.
Këshilli Qendror i PDSH-së
______________________
Dr.Sc.Ragmi MUSTAFA







