Driton Rexhepi, ish kandidat për kryetar komune, njëherit dhe këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit, ka reaguar pas publikimit të rezultateve për ndarjen e mjeteve për mediat nga ana e pushtetit lokal.
Tendenca për disciplinim të medias përmes kontrollit financiar, është sa bajate dhe e rrezikshme për avancimin e demokracisë edhe në rrethanat tona, ka thënë mes tjerash Rexhepi.
Më poshtë postimi i plotë i tij:
#Solidarizohem me shqetësimin e përfaqësuesve të mediave
Spektri , RTV Presheva, Jeta Press, FolOnline, Faqja, Lugina Press dhe mediave lokale që prodhojnë lajme, për ndarjen jo të drejtë të fondeve nga ana e vetëqeverisjes lokale të Bujanocit.
Ftoj Komisionin gjegjës, që përmes rishikimit të vendimit, të bëjë ndarjen e fondeve publike për mediat lokale përmes një procesi transparent dhe të drejtë.
Tendenca për disciplinim të medias përmes kontrollit financiar, është sa bajate dhe e rrezikshme për avancimin e demokracisë edhe në rrethanat tona.






