Kryetari i APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve për ndarjen e mjeteve për mediat nga ana e pushtetit lokal.
Më poshtë postimi i plotë i tij:
Pushteti lokal në Bujanoc dita-ditës po dëshmon se e ka humb rrugën keq dhe se është futur në një humnerë nga e cila shumë zor e ka që të nxirret.
Derisa vitin e kaluar të gjitha mjetet për media u çuan në asfalt, këtë vit ata që vërtetë merren me informim vetëm se u nënçmuan.
Sikur se gjatë punësimeve, koalicioni „gjithëshqiptarë“ nuk harroi pa e nderuar një media, pronari i së cilës është i lidhur ngusht me SNS-in.
Me plot 20% përqind nga „hisja“ mediale u nderua zotëriu nga Vranja, kurse pjesën tjetër e ndanë „bosët“ partiak për portalet dhe zyrtarët e tyre por edhe për nëpunësit dhe simpatizantët.
Si zakonisht, ata që vërtetë merren me gazetari mbetën nën hije.
Pa u keqëkuptuar nga askush dhe pa dashur t’i hyjë në hatër ndonjë mediumi të mirëfillt, konsideroj se ky është turpi i rradhës i këtij pushteti.
Vallë deri kur kështu me anime për analfabetizëm dhe interese klanore?
Mos „gazoni“ në secilën lëmi.
A nuk po e vëreni se ku po prekni po e djegni!
Ti, Zuqa Salihi, Jeton Ismaili dhe 74 të tjerë
6 komente
1 ndarje
Pëlqej
Komento
Ndaj






