Home Aktuale Zejni Fejzullahu merr besimin e shumicës për drejtor të...

Zejni Fejzullahu merr besimin e shumicës për drejtor të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc

868
0
SHARE

 Këshilli i arsimtarëve i shkollës  së mesme  “Sezai Surroi” në Bujanoc ka mbajtur sot mbledhjen në të cilën është votuar  për zgjedhjen e drejtorit të këtij institucioni arsimorë në mandatin 4 vjeçar.

Në konkursin e shpallur   për drejtor në shkollën  e   mesme  “Sezai Surroi” në Bujanoc,  ka konkuruar i vetëm  drejtori aktual  Zejni Fejzullahu .

Në këtë mbledhje, ku votimi është bërë me vota të fshehta  nga 110 punëtorë, Zejni Fejzullahu ka marrë  97 vota për , 3 kundër dhe 10 vota të pavlefshme.

Kush është Zejni Fejzullahu?

Zejni Fejzullahu i lindur në vitin 1961, vjen nga fshati Tërnoc i Madh, komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme teknike në Bujanoc. Ka studiur në fakultetin e Makinerisë në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1986.

Pasi nuk pati mundësi të punësohej në profesion, filloi punën në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc më 01.09.1985.

Në shkollë ka kryer detyra me përgjegjësi nga më të ndryshmet. Ka qenë kryetar i pleqësisë së shkollës në periudhën 1990-1992, Anëtar i Këshillit të shkollës ishte më 2001-2005.

Ka qenë këshilltar komunal në periudhën 2006-2008.

Në periudhën 2010-2013 ishte kryetar i Komisionit për Arsim gjatë përbërjes së parë të Këshillit Nacional të Shqiptarëve. Gjatë kësaj periudhe u siguruan shumë tekste shkollore për nxënësit e shkollave fillore me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës.

Ndihmës drejtor ishte në vitin shkollor 2009/10.

Në përbërjen e dytë të Këshillit Nacional u emërua zëvendës kryetar i KNSH-së, mirëpo për shkak obligimeve tjera, me vetdëshirë u lirua nga ky funksion. Ushtroi detyrën e kryetarit të Komisionit për Arsim në periudhën 2014-2017.

Ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës u zgjodh më 2013, funksion të cilin e ushtroi deri në qershor të vitit 2014. Përsëri në dhjetor të vitit 2014 u zgjodh ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës, ndërsa në maj të vitit 2015 zgjidhet Drejtor me mandat katërvjeçar./Lugina Press/