Home SPORT Philipp Lahm tani e shikon veten mesfushor

Philipp Lahm tani e shikon veten mesfushor

1040
0
SHARE

Kapiteni i Bajernit të Mynihut dhe i kombëtares gjermane, Philipp Lahm deklaroi vullnetin e tij për të luajtur në mesfushë, duke precizuar se tani e ndien se është ky roli i tij parësor në fushë dhe jo prapavija. Futbollisti polivalent i bavarezëve që në të kaluarën e tij ka luajtur rregullisht në mbrojtje, cka konsiderohet edhe roli i tij natyral, këtë sezon është adaptuar në një rol më të avancuar nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, që e ka shndërruar në një farë mënyre në Xavin e Bajernit. Lëvizja ka gjetur reagimin pozitiv pasi gara e Bajernit drejt titullit të Bundesligës vijon me një rekord që tani ka arritur në 47 ndeshje pa humbje, dhe Lahm ndien gjithashtu se ky pozicion, i shton një dimension të ri perspektivës së tij për Kupën e Botës në Brazkl.

“ Në këtë moment unë e shikoj veten time në mesfushë. Fakti që unë mund të luaj në të dyja pozicionet nuk vihet në diskutim. Kur një futbollist si unë ka luajtur për disa muaj në një pozicion të caktuar, besoj se është një opsion edhe për trajnerin e kombëtares”.

Për sa i përket supersfidës së kësaj të shtune me Schalken, Lahm foli edhe për shokun e tij të skuadrës Manuel Noyer, që pregatitet për tu përballur me ish klubin e tij.

“Sigurisht, Noyer kryqëzon gishtat që Schalke të bëjë mirë kur ata nuk luajnë kundër nesh, por atë mund ta konsideroni si 100% të Bajernit”.

Gjithsesi ndryshe nga Lahm që është zbulimi i mesfushës te Bajerni, Xherdan Shaqiri që u transferua 2 vjet më parë në Alianz Arena nuk po gjen shumë hapësira me Guardiolën. Për këtë arsye sipas disa raportimeve mediatike po fillon të shikojë përreth dhe të dëgjojë ofertat eventuale. Skuadra e fundit që interesohet për kosovarin me pasaportë zvicerane është Monako, që futet në listën e pretendemtëve për shërbimet e Shaqirit bashkë me Liverpoll dhe Arsenal.

 

LEAVE A REPLY