Në vazhdën e takimeve me liderët e subjekteve politike, me qëllim bashkërëndimin e veprimeve për përgatitjen për Zgjedhjet e përgjithshme, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u takua me Kryetarin e Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Në takim u bisedua për ecurinë e veprimeve të mëtejme deri në Zgjedhjet e pëprgjithshme.
Të dy kryetarët u dakorduan që subjektet politike dhe institucionet duhet të punojnë me përkushtim që zgjedhjet të jenë të përgatitura mirë, të drejta dhe demokratike.
Po ashtu, Kryetari i LDK-së dhe ai i Nismës për Kosovën u pajtuan që të nga të gjitha subjektet politike të ndiqet një axhendë e përbashkët e veprimeve.






