Home SPORT La Liga, Aduritz zbërthen Granadën

La Liga, Aduritz zbërthen Granadën

712
0
SHARE

Sfida që ngriti tiparin e javës së 26 të La Ligas, ishte e gjitha në shenjën e Saritz Aduritz. Ishte pikërisht 33 vjecari bask ai që u ngjit në katedrën e San Mame me një tregolësh që siguroi fitoren 4-0 të Atletik Bilbaos me skuadrën e Ernesto Valverdes që gjunjëzoi Granadan për të hedhur një hap të sigurt drejt konsolidimit të pozitave në vendin e katërt dhe dyerve të Champions, duke mbajtur larg ambiciet e ndjekësve të Villareal. Sulmuesi te lindur ne San Sebastiant ju deshen vetem 6 minuta per te çelur festivalin personal te golave kur beri me te miren me nje goditje me koke nga qendra e zonës pas një asisti kros te Andoni Iraiolas. …

12 minuta më vonë Aduritz që e ka bërë Granadan viktimën e tij të preferuar, gjeti jo vetëm golin por dhe vlerësimin estetik të një finalizimi për duartrokitke, kundërsulm i Suasetes qe lë topin në këmbët e Aduritz dhe sulmuesi i afrohet vetëm pak zonës për tënxjerrë nga repertori një perlë të vërtetë qe i jep sigurinë baskeve.

Ishte sërish Aduritz ai që mendoi personalisht për të shuar krejtësisht  edhe Iluzionet e fundit të skuadrës së Lucas Alcaraz  për një përmbysje në kështjellën baske duke e caktivizuar krejtësisht Garandën ne minuten e 73, kur fitoi një njëmbeshëjmetërsh për një faull në zonë ndaj tij të Diego Mainz që morri dhe kartonin e kuq duke lënë skuadrën me 10 lojtarë ne fushë. Nga pika e bardhë nuk mund të ishte askush tjetër vec Aduritz që u kthye në makthin e portierin Roberto duke e kompletuaar ndaj tregolëshin e tij të parë të karrierës që nga viti 2006.

Në disavantazhin e tre golave dhe inferioritet numerik Garandas  që nuk kishte prezantuar betejë deri në ato momente i pritej vec të kufizonte dëmet por pësoi edhe golin e katërt 10 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt me Carlos Gurpegin që vulosi rezultatin më të majtën e tij nga jashtë zonës. Në të 85 Valverde zëvendësoi Aduritz sa për ti rezervuar standin ovacion e merituar me të gjithë tifozët në këmbë në El Catedral, në këmbë për tregolëshin që projekton Atletik Bilbaon në Champions, për Aritz Aduritz, pikërisht atij që përfitoi nga situata e komplikuar e Fernando Llorentes për tu kthyer në zgjedhen e parë te sulmit për ekipin bask.

 

LEAVE A REPLY