Në organizim të KF”Tërnoci sot është përkujtuar 8 vjetori i vdekjes së sprotistit dhe trajnerit e KF “Tërnoci”, Rexhep Adili.
Në përkujtim morrën pjesë përfaqësues institucional e politik të shqiptarëve të Bujanocit, përfaqësues të Bashkësise Lokale të Tërnocit dashamir të sportit miq e familjar të të ndjerit
Me këtë rast drejtori i KF “Tërnoci”, Enis Salihu, potencoi kontributin e Rexhës në zbulimin e talenteve të rinjëj dhe themelimin e shkollës së futbollit.
Të pranishmit i përshëndeti trajneri i KF”Lugina” Nagip Jukupi i cili tha , tha se ndjehen të nderuar me pjesëmarrjen në këtë manifestim kushtuar verimtarit Rexhep Adili.
Ndërkohë manifestimi përkujtimor vazhdoi me vendosjen e kurorave tek varri i Rexhep Adilit nga KF Tërnoci, KF Lugina , BL Tërnoci,pushteti lokal si dhe familjarët.
Muhamed Adili, në emër të familjes, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje.
Manifestimi përkujtimor u përmbyll me zhvillimin e ndeshjes miqësore mes pionierëve të KF Tërnocit dhe KF Lugina që cila filloi me një minutë heshtje në nderim të veprës së Rexhës.
Rexhepi është edhe themelues i shkollës së futbollit pranë klubit futbollistik Tërnoci, klub ky i cili kishte treguar rezultate të shkëlyeshme në garat e ligës kosovare në grupmoshat e reja.
Lojtari, trajneri, dhe veprimtari Rexhep Adili ndërroi jetë në vitin 2008, në moshën 46 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe dy vajza./Lugina Press/
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=a6q8mIWcVM4 ” width=”560″ height=”315″]










