Home Aktuale Përfaqësues të UNHCR-së dhe mjekëve pa kufi takim me anëtarët e SHKSJ...

Përfaqësues të UNHCR-së dhe mjekëve pa kufi takim me anëtarët e SHKSJ në Preshevë

759
0
SHARE

Me rritjen e fluksit të refugjatëve nga vendet aziatike dhe evropiane Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Preshevë ka mbajtur mbledhje rreth koordinimit mbarëvajtjes punëve sa i përket refugjatëve me ç’rast ka formuar dhe një komision profesional rreth kësaj problematike.

shtabi

Në takimin e sotëm me anëtarët e shtabit për situata të jashtëzakonshme ,përfaqësuesit e zyrës së UNHCR-së në Beograd dhe mjekët pa kufij janë shtjelluar temat rreth refugjatëve .Madje kryetari i shtabit Nexhmedin Ahmedi ka theksuar se për mes kryqit të Kuq lokal janë ngritur dje dy tenda dhe janë ofruar disa shërbime për kushte minimale për refugjatët të cilët vijnë nga vendet afrikane dhe aziatike. Shtabi komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Preshevë ka ndarë 500 mijë dinarë ku janë paraparë të shfrytëzohen për gjëra ushqimore dhe barëra për refugjatët të cilët qëndrojnë në afat të shkurtër për tu pajisur me dokument identifikues për vazhdimin e rrugës drejt BE. Ne para përfaqësuesve të organizatave në fjalë paraqitëm shqetësimet tona që të kryhen gjitha detyrat për të mos ardhur deri te ndonjë epidemi eventuale ka theksuar veç tjerash Nexhmedin Ahmeti. Qëllimi i vizitës sonë sot në Preshevë është që para se gjithë që njoftohemi me të dhënat madje të shqyrtohet situata momentale rreth refugjatëve tha kështu Ljubinka Mitroviq , përfaqësuese e zyrës së UNHCR-së në Beograd. Mbetet që ditëve në vijim të merren edhe hapa konkrete rreth sigurimit të ndihmave elementare nga përfaqësuesit e lartpërmendur./Lugina Press/