Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme janë duke debatuar për projektligjin anti-xhihad që pritet të dek në votim.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se partia e tij nuk mund ta përkrah këtë ligji nëse nuk specifikohet.
“Mendoj që qëllimi i këtij ligji duhet të përshkruhej ashtu siç është. Qysh në nenin 1 mendoj se është gabim, pasi që fshehët qëllimi. Nëse qenka qëllimi që qytetarët e Kosovës ndalohet të marrin pjesë në Siri, shkrueni ashtu. Pra qeveria e Kosovës është dashtë ta specifikoj çka në të vërtet është qëllimi i ligjit”, tha Selimi.
Kurse, Haki Demolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se projektligji në fjalë është në interes të Kosovës.
“Vet ky projektligj është një dëshmi dhe botën demokratike që Republika e Kosovës jo vetëm që nuk e përkrahë involvimin e saj , por është edhe e interesuar që edhe ta parandalojë bashkimin e shtetasve të vet në konfliktet.
Sipas dispozitave të neneve 1 dhe 2 , shtetasve ju ndalohet pjesëmarrja në konfliktet jashtë territorit të Kosovës”, është shprehur Demolli.
Ahmeti Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deklaroi se ai dhe partia e tij e mbështetë këtë projektligj, por ka elemente që duhen përmirësohen dhe të ndryshohen.
Nga ana tjetër, Myzene Selmajana nga Koalicioni për Kosovë të Re, tha se grupi të cilën e përfaqëson ajo e përkrahë në parim këtë ligj.






