Pas më se 4 dekada punë dhe angazhim në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc, pensionohet sekretari i këtij institucioni arsimorë Sulejman Sulejmani.
Me këtë rast sekretari i shkollës Sulejman Sulejmani kishte organizuar një iftar për të nderuar kolektivin e kësaj shkolle.
Në fjalimin e tij, sekretari Sulejman Sulejmani, ndër të tjera falënderoi të gjithë për bashkëpunimin që kanë patur gjatë punës së tij.
Ndërkohë falënderoi drejtorin e shkollës fillore” Muharrem Kadriu” në Tërrnovc Naser Zairi i cili që nga ardhja e tij, ka bërë traditë të organizoj takim përshëndetës me rastin e shkuarjes në pension të punëtorëve të kësaj shkolle.
Drejtori i shkollës filllore”Muharrem Kadriu” Naser Zairi me këtë rast e vlerësoi karrierën e bujshme të sekretarit Sulejman Sulejmani dhe punën e tij të palodhshme, ndërkohë e nderoi me mirënjohje.
Nga ana tjetër punën e skretarit të shkollës e kanë vlerësuar dhe kolegët, për bashëpunim të mirë, e njëri nga ta është dhe ish pedagogu i shkollës fillore “Muharrem Kadriu” Selami Jakupi me të cilën kishin punuar së bashku një kohë të gjatë. /Lugina Press/










