Home LAJME Biletat më lirë se kurrë, ta përkrahim kombëtaren Kuq e Zi (Foto)

Biletat më lirë se kurrë, ta përkrahim kombëtaren Kuq e Zi (Foto)

924
0
SHARE

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), ka publikuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Armenisë.

Lajmin për nxjerrjen e biletave në shitje e ka dhënë vetë FSHF në faqen e tyre zyrtare, ku biletat kanë dalë në shitje edhe në versionin ‘online’.

Në këtë publikim FSHF njofton se ndryshe nga shume ndeshje te tjera, këtë herë janë ndërmarrë masa të “personalizuara” për kategoritë e ndryshme të publikut, pasi shpesh ka pasur pakënaqësi lidhur me çmimin e biletave.

Blerja e biletave online do të ndihmojë të gjithë sportdashësit dhe mbështetësit të cilët jetojnë jashtë vendit dhe duan një biletë për të ndjekur nga afër Kombëtaren por gjithashtu edhe të planifikojnë shumë gjëra të tjera përveç ndeshjes: një biletë avioni, rezervim hoteli, etj.

Çmimi i biletës në Tribunën F do të kushtoj 2000 lekë (rreth 15 euro), në Tribuna G1 çmimi do të jetë 1500 lekë (rreth 11 euro), dhe në Tribunën G2 çmimi është 1000 lekë (rreth 7 euro).

Këto çmime të biletave janë më lirë se kurrë, për ta përkrahur Kombëtaren drejt kampionatit evropian ‘Francë 2016’.

biletatt