Home Aktuale Bujanoc: Me sukses zhvillohet seminari “Teknikat e të mësuarit/nxënit”

Bujanoc: Me sukses zhvillohet seminari “Teknikat e të mësuarit/nxënit”

295
0
SHARE

Në Bujanoc me suksese është zhvilluar seminari “Teknikat e të mësuarit-nxënit”    me mësimdhënësit e shkollave fillore  dhe të mesme të komunës së Bujanocit.

Seminari është zhvilluar online përmes platformës ZOOM,  i organizuar nga grupa  484 në bashkëpunim me Trupin Koordinues,  organ i Qeverisë së  Republikës së Serbisë për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.

Trajnimi “Teknikat e të Nxënit” është akredituar nga Instituti për Avancimin e Arsimit,  ndërkaq   trajnerët e seminarit  ishin Biljana Mihaloviç dhe Natasha Stojanoviç,  me mbështetjen e dy mentorëve të tjerë të përfshirë në projekt, Sasha Glamoçak dhe Jelena Stojanoviç.

Trajnimin e hapi Ivana Seratliç nga grupa 484 e cila falënderoi mësimdhënësit  e seminarit nga të gjitha shkollat, më pas trajinimi i zhvillua nga trajnerët i cili edhe pse në platormën online pati një bashëpunim të mirë nga të gjitha anët.

Në këtë seminar u zhvilluan temat: Teknikat e të nxënit nga këndi profesional i arsimtarëve dhe rezultatet e hulumtimit,Prezantimi i teknikave të ndryshme të të nxënit në mësimdhënien e përditshme,Mundësitë e zbatimit të teknikave interaktive në lëndë të caktuara ,Shkathtësitë metakognitive në zhvillimin individual të nxënësit.

Vlenë të theksohet se seminari u zhvilluar në dy gjuhë me ndihmën e përkthyesëve, Bejtullah Mustafa,Fatos Mustafa e  Fidan Fejzulli.

Seminari përveç që kishte  karakterin e  mësuarit,  rezultoi dhe me një karakter  shoqërues në mes mësidhnënësve  shqiptar dhe serb të    shkollave filllore dhe të mesme të komunës së Bujanocit.

“Projekti” Qyteti ynë, shkollat ​​tona “realizohet  nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në partneritet me Grupin 484, si dhe me 11 shkolla partnere në komunën e Bujanocit me mbështetjen e Fondacionit të Fëmijëve Pestalozzi”./Lugina Press/