Home Aktuale Nuraj: Zyra e KKSH-së në Sanxhak në gjendje të rëndë financiare

Nuraj: Zyra e KKSH-së në Sanxhak në gjendje të rëndë financiare

945
0
SHARE

Amina Nuraj, udhëheqëse e Zyrës së KKSH-së në Sanxhak, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se kjo zyrë është në një krizë financiare për funksionimin e saj e cila vepron në të mirë të shqiptarëve që jetojnë atje.
Postimi i plotë i Amina Nuraj:
Të dashur bashkatdhetarë,
Gjendja financiare e zyrës sonë është aktualisht jashtëzakonisht e rëndë dhe po përballemi me vështirësi serioze për ta mbajtur zyrën funksionale dhe për të vazhduar punën tonë në shërbim të shqiptarëve të Sanxhakut.
Për vite me radhë kemi punuar me përkushtim, shpesh edhe pa mbështetje financiare, vetëm nga dashuria dhe përgjegjësia që kemi ndaj kombit tonë. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për solidaritetin tuaj.
Çdo ndihmë, sado e vogël, për ne ka vlerë të madhe. Nëse dikush nga ju ka mundësi të na ndihmojë financiarisht, ju lutem të më shkruani privatisht.
Mos ta lejojmë që një punë e ndërtuar me kaq shumë mund, sakrificë dhe përkushtim të ndalet për shkak të mungesës së mjeteve financiare.
Kur një derë e kombit rrezikon të mbyllet, përgjegjësia është e të gjithëve ta mbajmë hapur.
Zoti ju shpërbleftë për çdo ndihmë dhe për çdo zemër që do të jetë pranë nesh në këtë moment të vështirë. 🇦🇱