Home Aktuale Pajaziti pret përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Pajaziti pret përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd

772
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti ka pritur përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Pepijn Helgers, diplomat amerikan dhe Sekretar i Parë, Ksenija Lazović, zyrtare nga Seksioni Politik, dhe Joseph “Joe” Gayeski, Zyrtar Politik.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi i vazhdueshëm me Ambasadën e SHBA-së, si dhe çështjet me rëndësi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Në takim i diksutua për integrimin më të madh të shqiptarëve në institucionet shtetërore, me theks të veçantë në përfshirjen në polici dhe në institucionet e tjera publike, si një çështje e rëndësishme për barazi dhe përfaqësim të drejtë.

Pajaziti është shprehur se vlerësoj mbështetjen dhe interesimin e vazhdueshëm të Ambasadës së SHBA-së për Bujanocin dhe për çështjet që prekin drejtpërdrejt qytetarët tanë.
Sipas tij bashkëpunimi dhe dialogu me partnerët tanë mbeten të rëndësishëm për një Bujanoc me më shumë mundësi, barazi dhe perspektivë për të gjithë