Home Aktuale Bujanoc:Mbahet panari i arsimit(Video+foto)

Bujanoc:Mbahet panari i arsimit(Video+foto)

873
0
SHARE

Në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc sot për herë të parë  u mbajt panairi arsimor regjional një ditor.

   Panairi  është  organizuar nga  shkolla fillore ‘’Branko Radiqeviq’’  nga Bujanoci në bashkëpunim  drejtoratin   veprimtari shoqërore për çështje publike , pranë administratës komunale të Bujanocit.

2

  Në  panairin   arsimor   nxënësit  e shkollave fillore dhe të mesme nga Bujanoci kanë patur mundësinë të njihen më së afërmi  me programet shkollore   që ofrojnë disa nga institucionet arsimore  të Pçinjës dhe Jabllanicës,  ku promovoheshin profile të ndryshme.

5

Pjesë  panairit ishin shkollat fillore dhe ato  mesme, fakultetet, biblioteka, shtëpitë botuese, të  rrethit  të Pçinjës dhe Jabllanicës.

Fillimisht u çfaqë një program  kulturorë me valle shqipe dhe serbe.

Ndëkohë  hapjen  panairit arsimorë  në mënyrë solemne  e bënë zëvendës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq, kryeshefi i rrethit të Pçinjës Budimir Mihajlloviq dhe  kryeshefi  për çështje publike dhe veprimtari shoqërore  në Bujanoc  Bajram Fejzullahu.

3

  Me këtë  rast në fjalimin e tij zëvëndës kryetari i komunës së Bujanocit Stojança Arsiq tha se ky panair  është i mirpritur ndërsa   shpresojmë  që ky panair me karakter edukativo  arsimorë i cili  ndihmon  nxënësit e shkollave tona  të  jetë tradicional.

 Budimir Mihajlloviq kryeshef  i rrethit të Pçinjës u shprehë se arsimi duhet ti ruaj vlerat e veta, të rinjët duhet të edukohen dhe  përmes panaireve të tilla të iu mundësohet  nxënësve  më lehtë të drjetohen për shkolllim   të  më tutjeshëm.

Nëpër stenda promovoheshin profile  të ndryshme që posedojnë shkollat dhe fakultetet të  rrethit të  Pçinjës si dhe  ishin të vendosura libra më tituj të ndryshëm./Lugina Press/