Home Aktuale Regjisori Valton Jakupi:Gjithçka gati për premierën e filmit zvicëran „Cili...

Regjisori Valton Jakupi:Gjithçka gati për premierën e filmit zvicëran „Cili je ti“

907
0
SHARE

Pas një kohe të  xhirimeve të Kompanisë  filmike International Film Europe në bashkëpunim me Teatrin Antika dhe Zyrën për Integrim të qytetit Will, janë bërë të gjitha përgaditjet për premierën e filmit.

123

Filmi „CILI JE TI“  në regji të regjisorit Valton Jakupit do të mbahet më 22,06.2014 e Diel, në Cineëil prëj orës 12:30. Sipas Organizatorëve të këtij filmi, janë bërë të gjitha përgaditjet e duhura për premieren e filmit, ku pas premierës do të ketë edhe një koktej dhe ëmbëlsira shqiptare për musafirët e premierës së filmit. Pasi kjo Premier do ti kete hapur dyert për të gjithë falas.

Filmi “CILI JETI” në regji të Valton Jakupit dhe me Pruducent Felix Baumgartner, paraqet një pjeë të jetës së Shqiptarëve në Zvicër, dhe një pasqyrë krejt ndryshe nga qe disa mendojnë dhe kanë fituar bindjen ndajshqiptarëve, dhe paraqet te gjitha kategoritë e Shqiptarëve qejetojnë në kete shtet.

12345

Filmi është punuar nga Produksioni Filmik “Neë Vizion” me Blerim Isenin, dhe kohëagjatja e këtij filmi është 1 orë e 10 minuta dhe është përpunuar në tri faza të montimit

Sipas regjisorit të filmit ValtonJakupi, filmi është në gjuhën gjermane, por në disa vende flitet edhe gjuha shqipe por është I titruar në  gjuhë ngjermane për shikuesit gjermanofolës.

Për realizimin e këtij filmi falënderoj Organet komunale të qytetit Ëil, zyrën për integrimËil, Fondacionin për kulturë Migros kultur prozent, Gleichstellungs-und IntegrationsförderungKanton St. Gallen, BMU; Digitalb.ch si dhe një ndihmesë të madhe në këtë film ka dhënë edhe Artisti Bashkim Lekaj s idhe produksioni Libonija, ku do të kishim pasur vështërsi pa ndihmën të të gjithvë këtyre shprehet Valton Jakupi regjisor i filmit.

Në film flitet për jetë të  dy perzonazheve Babait dhe Djalit, dhe mendimet e tyre të ndryshme për jetën në perëndim si dhe sakrificat e tyre për jetes në një vend të huaj, ku për disa që e qujan edhe vendlindje.

  Prandaj kemi dashur që përmes këtij filmi ta japim edhe mesazhin tonë për komunitetin shqiptar që jeton në  Zvicër që janë të Integruar edhe në  Organe të ndryshme shteterore dhe publike, e nuk jane vetë mpuntëorë krahu  ashtu siç  mendon një numër  shtetasve të huaj.

 Jakupi po ashtu thot se në  këtë film dokumentar në përmes mimikes edhe dy aktorët e kësaj kompanie filmike Shukri Ademidhe Blerim Abazi paraqesin jetën e emigrantit se sa është vështi ë për herë të pare një jetë  në nje vend të huaj.

Në  fund të bisedes regjisori Valton Jakupi dhe Producenti Felix Baumgartner, ftuan  të gjitha ata që kanë talent në Aktrim të paraqiten në  zyret  apo në Adresat e tyre, dhe se do ti  të ndihmojnë  në ëndrrat  e tyre artistike për Aktorë, sepse shume shpejt do të fillojnë  edhe me realizimin e filmit tjetër i cili po ashtu do të ketë mesazhin e integrimit./Lugina Press/