Semimaturantët e të gjitha shkollave fillore në territorin e Serbisë sot kanë përfunduar testin i cili zgjati tre ditë rradhazi.
Që nga dita e hënë semimaturantët iu kanë nënshtruar testiit përfundimtarë për arritjen e pikave për përnimin në shkollë të mesme.
Në ditën e parë semimaturantët iu kanë nënshtruar testit në gjuhën amtare, në ditën e dytë në lëdën e matematikës ndërakq në ditën e tretë në testin e kombinuar i cili përbëhet nga këto lëndë: Kimi, Fizik, Gjeografi, Histori, dhe Biologji.
Derisa shkolla fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc është nga shkollat më të mëdha në rajon me mësim në gjuhën shqipe, Lugina Press ka vizitaur këtë qendër arsimore.
Me këtë rast pedagogu i kësaj shkolle Selami Jakupi theksoi se në këtë shkollë këtë vit kanë përfunduar shkollimin fillorë 108 nxënës. ndërkaq 105 prej trye iu kanë nënshtruar provimit të gjuhës shipe, matematikës dhe testit të kombinuar.
Ndërkaq për regjistrim në shkollën e mesme vlerësohet edhe suksesi nga klasa e 6-të deri në klasën e 8-të.
Rezultatet rreth mbajtjes së këtyre provime do të paraqiten në tabelën e shkollës të premten më 20 qershor deri në orën 20:00, ndërsa ato përfundimtare të enjtën 26 qershor, bëri të ditur pedagogu Selami Jakupi.
Ndërsa plotësimi i listave me dëshirat për regjistrim në drejtimet e caktuara do të bëhet më 27 dhe 28 qershor.
Regjistrimi nënësve në shkollë të mesme në rrethin e parë do të bëhet më 7 dhe 8 korrik. /Lugina Press/







