Derisa femra po maltretohej fizikisht nga partneri saj, kalimtarët e rastit i afrohen për ti dhënë ndihmë, por njëjtë nuk ndodhë edhe kur ndërrohen rolet.
Pasi qetësohet mashkulli, ‘çartet’ femra duke i thënë se ‘nuk po e respekton dhe se nuk e ka vëmendjen e tij’ ndërsa fillon të godet atë rëndë.
Kalimtarët në këtë shesh në Londër, jo që nuk afrohen, por edhe qeshin me këtë rast të dhunës.
Kjo sjellje dhunë e dy aktorëve, është regjistruar nga tre kamera të fshehura, për të treguar se ‘dhuna ndaj meshkujve nuk vlerësohet sa duhet’.
Si pjesë e fushatës kundër dhunës, kjo video është inicuar nga organizata për të drejtat e meshkujve ‘ManKind’.
Sipas statistikave të kësaj organizate me seli në vende të ndryshme të botës, në 40% të rasteve të dhunës viktima janë meshkujt.






