Home Aktuale Kolonat tri kilometra të gjata: Mbi dy orë pritje për të kaluar...

Kolonat tri kilometra të gjata: Mbi dy orë pritje për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi (Video)

419
0
SHARE

Në kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikëkalimin kufitar Merdare, pritjet gjatë të mërkurës po zgjasnin më shumë se dy orë, ndërsa kolonat ishin të gjata mbi tre kilometra.

Në kolonë shiheshin mërgimtarë kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Ata po ktheheshin nga pushimet në Kosovë.

Burim Mehmeti nga Vushtrria është ndër ata që kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar kufirin. Ai bashkë me familje ishin nisur për në Suedi. /Tribuna Channel/

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=m_oTkQ0TYS4  ” width=”560″ height=”315″]