Home SPORT Neymar e admiron Messin: Është një yll

Neymar e admiron Messin: Është një yll

914
0
SHARE

Futbollisti brazilian, Neymar, ka thurur lavde për bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messi. Braziliani theksoi se argjentinasi është një yll të cilin e admiron.

Ylli i Barcelonës, Neymar, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij te Barcelona, Lionel Messin.

Duke folur në një intervisstë për ‘CNN’, Neymar ka theksuar se katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’ është një njeri të cilin e admiron dhe më të cilin ka marrëdhënie të shkëlqyer.

“Marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Disa njerëz më kanë thënë se ne nuk do t’ia kalonim mirë, por ata u gabuam. Ai është një njeri i relaksuar dhe unë këtu kam parë se disa gjëra që janë thënë për të janë të pavërteta”, u shpreh Neymar.

“Messi është një yll dhe unë e admiroj atë shumë”, shtoi më tutje anëtari i Përfaqësueses së Brazilit.

Neymar u transferua te Barcelona në verën e vitit të kaluar, duke u bërë partner i Messit në sulmin e katalanëve.