“Takimet e vendlindjes” është manifestimi i vetëm kulturorë që shënon tubimin e shqiptarëve të Medvegjës dhe atyre të viseve të tjera të Luginës dhe Kosovës, me një maj në fshatin Tupallë. 
Ky manifestim i cili çdo vit mbahet në fshatin Tupallë me 1 maj, këtë vit është organizuar nga Komuna e Medvegjës dhe Shoqata Humanitare “Medvegja” nga Zvicëra.
Në këtë mënifestim ishin edhe kryetari i komunës së Medvegjës Slobodan Draskoviq , kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, deputeti shqiptarë në parlamentin e Serbisë Riza Halimi, dhe kryetari i KNSH-së Galip Beqiri.
Si zakonisht, për qytetarët, mysafirët, dhe vizitorët e manifestimit me program kulturoro artistik janë paraqitur shoqëritë kulturoro artistike “Zëri i Luginës” nga Bujanoci, “Shqiponjat e Medvegjës” rapsodë dhe nxënës të Sh.F “Zenel Hajdini” nga Tupalla, Ndërkaq me këngë i argëtuan këngëtarët e mirënjohur Naim Abazi dhe Remi.
Pjesë përbërse e këtij manifestimi ishte edhe turniri në futboll në të cilin ishin paraqitur 9 ekipe ku ekipi nga Bujanoci arriti të merr vendin e parë.
Derisa Fondi Humanitarë i Kosovës Lindore gjatë ditës së sotme ” vuri gurthemelin e dy shtëpive në komunën e Medvegjës në kuadër të aksionit humanitarë “të ndërtojmë 100 shtëpi”./Lugina Press/

















