Home SPORT Barça pranon fajin për Neymar, paguan 9 mln euro

Barça pranon fajin për Neymar, paguan 9 mln euro

793
0
SHARE

Barcelona do të paguajë 9 milion euro shtetit spanjoll për cështjen Neymar. Sipas shtypit spanjoll klubi katalanas do të paguajë këtë shifër në fillim të javës, pasi gjykata ka nxjerrë parregullsi në kontratën e firmosur midis klubit dhe sulmuesit brazilian. Në gjykatën kombëtare gjykatësi Pablo Ruz ka vënë re evazion fiskal në transferimin e Neymar nga Santos tek Barcelona, një vendim që coi dhe në dorëheqjen e ish presidentit të klubit katalanas, Sandro Rosell. Sipas të njëjtave burime të shtypit spanjoll, drejtuesit e Barcelonës te ndiuhmuar nga përfaqësuesit e tyre ligjore po pregatisin një deklaratë ku do të pranojë taksimin shtesë por duke synuar të evitojë përgjegjësitë penale pa e pranuar fajësinë për denoncimin e bërë.

Ky vendim pritet të marrë formë të prerë me ratifikimin në mbledhjen e bordit drejtues të klubit këtë të hënë. Në këtë mënyrë Barcelona shpreson të minimizoje impaktin që po merr cështja e Neymar pas vendimit të gjykatësit Pablo Ruz për të denoncuar Barcelonen si person juridik dhe jo ish presidentin Rosell për parregullsitë që janë gjetur në nënshkrimin e kontratës së transferimit të Neymar. Kodi Penal spanjoll parashikon dënime dhe gjoba të ndryshme për këtë lloj krimi ekonomik. Ne disa raste sanksionet ekonomike mund të jenë deri ne 6 herë më të mëdha se sa shuma për të cilën akuzohet evazioni fiskal.

 

 

LEAVE A REPLY