Home SPORT Neymar beson te titulli: Luftë deri në fund

Neymar beson te titulli: Luftë deri në fund

1245
0
SHARE

Neymar beson se Barcelona ka ende shanse për mbrojtjen e titullit në La Liga dhe u bëri thirrje të gjithë shokëve të skuadrës pa përjashtim që të luftojnë deri në fund të sezonit. Për momentin, katalanasit ndodhen prapa Atletico Madrid me 4 pikë më pak, kur mbeten edhe 3 ndeshje, megjithatë braziliani shpreson se një mrekulli mund t’i kthejë gjërat në avantazh të Barçës.

“Me vendosmëri duhet të luftojmë deri në përfundim të kampionatit sepse shpresa vdes e fundit. Edhe nëse ekziston vetëm 1% shans për titullin, detyra jonë është të vazhdojmë misionin që kemi nisur”.

Aktualisht Neymar ndodhet në proces rikuperimi për shkak të dëmtimit me besimin se mund të rikthehet në fushë për blaugranat para mbylljes së sezonit.

“Shpresoj se do të jem në gjendje të luaj në takimin e fundit. Nëse do të ekzistojë një shans i tillë, dua të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar ekipin”.

Sfidën finale të sezonit që mund të jetë përcaktuese për titullin, Barça e ka në Camp Nou pikërisht me Atleticon lider të La Ligas.