Home Aktuale PDK nuk diskuton për Gjykatën Speciale

PDK nuk diskuton për Gjykatën Speciale

633
0
SHARE

Çështjet e organizimit në nivel qendror dhe lokal të degëve të PDK-së, ishin temë diskutimi në mbledhjen e kryesisë së PDK-së, e cila zgjati rreth dy orë. Ndërsa, çështja e themelimit të Gjykatës Speciale, nuk ishte fare temë diskutimi.

Kështu pohoi nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, i cili tha se në këtë takim, ata nuk kanë diskutuar fare për Gjykatën Speciale. Ndërsa,pohoi se PDK do të ketë qëndrim të qartë rreth kësaj çështje para seancës së Kuvendit.

Ndërsa, i pyetur rreth disa sondazheve të publikuara së fundi, ai tha se PDK, nuk komenton sondazhet, pavarësisht nëse ato e radhisin apo jo këtë parti të parën. Ai thotë se ata po punojnë për të fituar besimin e qytetarëve dhe se ata nuk i ekzaltojnë aspak sondazhet e tilla.

Ndryshe, gjatë ditës është raportuar se kryesia e PDK-së është mbledhur për të diskutuar edhe çështjen e Gjykatës Speciale për të cilët kjo parti ende nuk ka dhënë qëndrimin e saj.