Home Aktuale Në Tërnoc shënohet dita e shkollës fillore “Muharrem Kadriu”

Në Tërnoc shënohet dita e shkollës fillore “Muharrem Kadriu”

366
0
SHARE

Me një program kulturoro artistik është shënuar sot dita e shkollës”Muharrem Kadriu” në Tërnoc.

E veçanta e ditës së sotme ishte ekpozita me punime të nxnësëve e organizuar nga profesoresha e Artit Leoneta Abdyli.

Programi për shënimin e ditës së shkollës nisi, me himnin kombëtar dhe atë të shkollës.

Të pranishëm në këtë manifestim  ishin nxënës, mësimdhënës ,  prindër ,  familja e Muharrem Kadriut , përfaqësues nga Theranda, drejtor të shkollave të komunës së Bujanocit e tj.

Me këtë rast para të pranishmëve  drejtori i  kësaj shkolle Vahidin Iseni   theksoi se  shkolla jonë mbanë emrin Muharrem Kadriu, emër të cilën e mbanë me nderë dhe krenari.

Të pranishmit i përshëndeti edhe Hedvig Kadriu djali i  “Muharrem Kadriut” personit që mbanë emrin  shkolla e Tërnocit, me çrast ndau dhe monografin për jetën e Muharren Kadriur për punëtorët që do të shkojnë në pension.