Home Aktuale Shkolla e Tërnocit binjakëzohet me shkollën fillore “7 Marsi” nga Theranda

Shkolla e Tërnocit binjakëzohet me shkollën fillore “7 Marsi” nga Theranda

272
0
SHARE

Në shënimin e ditës së shkollës”Muharrem Kadriu”, sot në Tërnoc ishte  bashkëpunëtori i ngusht  i  kryetarit të komunës së Therandës Bali Muharremaj, Beqir Berisha,  drejtori i shkollës fillore”7 Marsi” Ibrahim Elshani dhe mësimdhënës nga kjo shkollë.

Me këtë rast u bë publike se nga dita e sotme është bërë vëllezërimi në mes shkollës fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci dhe shkollës fillore “7 Marsi”nga Theranda.

Si përfaqësuesi  i komunës së Therandës po ashtu dhe drejtori i shkollës së atjeshme u ndanë të kënaqur me mikëpritjen që iu është bërë në Tërnoc.