Home Aktuale Në Bujanoc promovohen tre librat e publicistit kosovar Adnan Merovci

Në Bujanoc promovohen tre librat e publicistit kosovar Adnan Merovci

179
0
SHARE

Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc sot është bërë promovimi i tre librave Kështjella e (mos) Marëveshjes“, „Pengu“ dhe „ Në hap me Rugovën“ të publicistit kosovar Adnan Merovci ,bashkëpunëtori i ngushtë shumëvjeçar i presidentit, Ibrahim Rugova.

Në promovim  kishin ardhur dashamirë të fjalës së shkruar, publicistë e gazetarë lokal, struktura të pushtetit lokal, KKSH-së, deputeti popullor, etj.

Me këtë rast u shfaq edhe një film dokumentar i cili pasqyronte zhvillimet në Kosovë nga filimet e viteve të 90’ të shekullit të kaluar në të cilin protagonist ishte edhe vet autori i librit.

Në promovim, për rëndësinë e librave folën deputeti, Shaip Kamberi dhe Drejtori për Arsim pranë komunës së Bujanocit, Fejzi Beqiri.

Në fund, autori Adnan Merovci zhvilloi një bisedë me të pranishmit ku në veçanti u fol për përvojat e tij me presidentin Rugova.

Promovimin e drejtoi gazetarja  përvojë shumëvjeçare Ardita Behluli, njëherit dhe organizatore e këtij eventi.

Ndërkaq nesër, Adnan Merovci, promovim e librave të tij do ta bëjë edhe në Preshevë.