Bashkimi Demokratik për Integrim konfirmoi zyrtarisht aksidentin ku u përfshi kryetari i saj, Ali Ahmeti dhe për të cilin portali “tetova1.com” ishte ndër të parët që informoi.
BDI në deklaratën për medie, bën me dije se Ahmeti dhe shoferi i tij janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, porse ndodhen të hospitalizuar për shkak të dëmtimeve të lehta.
Në deklaratë thuhet se aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës tentoi shmangien e përplasjes me makinat e tjera dhe u përplas me bankinën.

Deklarata e plotë:
Kryetari i BDI-së z.Ali Ahmeti është përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident pa pasoja serioze.
Si zoti Ahmeti, ashtu dhe shoferi i makinës, janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, por ndodhen të hospitalizuar në Spitalin Klinik të Tetovës, për shkak të dëmtimeve të lehta që kanë pësuar.
Aksidenti ndodhi kur shoferi i makinës shmangi përplasjen me makinat e tjera dhe u përplas me bankinën e pikëpagesës rrugore.
Shkak për aksidentin është dukshmëria e ulët si pasojë e mjegullës.