Home Aktuale Medvegja përshëndetë marrëveshjen për hapjen e pikëkalimit të ri kufitar me Kosovën...

Medvegja përshëndetë marrëveshjen për hapjen e pikëkalimit të ri kufitar me Kosovën në këtë komunë

625
0
SHARE

Zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës në largim, Florim Sahiti ka përshëndetur sot marrëveshjen e arritur me 21 prill në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për hapjen e pikëkalimit të ri kufitar në komunën e Medvegjës.

“Ky është sukses i bisedimeve tona me Ministren për dialog, zonja Edita Tahiri dhe rezultat i përpjekjeve të përbashkëta me përfaqësuesit e komunës së Kamenicës”, tha Sahiti.

Ju rikujtojmë se Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri me 20 mars ka pranuar në zyrën e saj në selinë e Ministrisë së punëve të jashtme zëvendëskryetarin e komunës së Medvegjës, Florim Sahiti, me ç’rast ky i fundit ndër të tjera ka kërkuar që të hapet edhe pikëkalimi ndërmjet Medvegjës dhe Kamenicës në pikën e njohur si “Kapia e Svircës”. Ministrja Tahiri në Bruksel me datën 2 prill ka paraqitur kërkesën për hapjen e pikëkalimit të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë te pika “Kapia e Svircës” duke njoftuar BE-në se Kryetarët e Komunave të Kamenicës dhe Medvegjës kanë bërë një kërkesë të tillë pranë autoriteteve të shteteve përkatëse.

Gjithashtu, ia vlen të përmendet edhe takimi i fundit i organizuar me 11 prill në pikëkalimin “Kapi” ku ishin prezentë përfaqësuesit e komunave Medvegjë dhe Kamenicë, homologët Florim Sahiti dhe Fatmir Matoshi me bashkëpunëtorë për t’i dhënë mbështetje iniciativës për hapjen e këtij pikëkalimi.

Se marrëveshja për hapjen e pikëkalimit të ri në Medvegjë tashmë është arritur ka konfirmuar edhe kryeministri i Serbisë, Alleksandar Vuçiq pas takimit të djeshëm në Bruksel. (mepress.info)

Foto nga arkivi i MePRESS-it.