Home Aktuale Ministria e Arsimit e Serbisë shpallë listën e nxënësve që...

Ministria e Arsimit e Serbisë shpallë listën e nxënësve që kanë përfituar libra falas

762
0
SHARE

Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë,i ka dërguar të gjitha shkollave listën me emrat e nënësve të cilët kanë përfituar tekste falas për vitin shkollorë 2015/2016 .

    Ky rezultat ka ardhur pas plotësimit të formularit nga ana e prindërve i hartuar nga ministria e arsimit në kuadër të projektit për përfitimin e librave falas, për vitin shkollorë 2015/2016.  Fillimisht Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë, pati dërguar këto formulare nëpër të gjitha shkollat e të cilat janë plotësuar me të dhënat e prindit rreth të ardhurave ekonomike. Ndërkohë që ato formulare pas plotësimit të tyre nga ana e prindërve iu janë dorëzuar drejtorisë së shkollës përmes kujdestarëve të klasëve.
Ndërkohë që drejtoritë e shkollave të gjitha shënimet i kanë futur në bazë ashtu siç është kërkuar nga ministria e arsimit.
Ndërkaq tashmë nëpër të gjitha shkollat fillore ka arritur lista e përfituesëve të librave falas.
Nxnësit janë klasifikuar në këto kategori, disa nga nxënësit kanë përfiuar 100 pëqind të librave falas, disa prej tyre 50 përqind të librave falas varësisht nga kategoritë ekonomike familjare e ndërkaq disa nga nxënësit nuk kanë arritur të përfitojnë nga ky donocion.
Siç mëson Lugina Press, ministria e arsimit nuk do ti sjell librat nëpër shkolla por se ajo do ti dërgoj mjetet materiale nëpër shkolla e me pas librat do të blihen përmes kujdestarëve të klasëve ose në organizim të shkollave.
Njëra nga shkollat më të mëdha me mesim në gjuhën shqipe, shkolla fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci, nga 514 aplikacioneve të dorëzuara kanë përfituar 475 nxënës nga ky projekt. Me 100 përqind të librave falas kanë përfituar 435 nxnënës, 40 nxënës kanë përfiuar 50 përqind të librave falas kurse 39 nuk kanë përfituar nga ky projekt ka thënë Selami Jakupi  drejtori i kësaj shkolle .
Në projekt nuk janë përfshirë nxënësit të cilët këtë vit për -fundojnë klasën e tetë ngase projekti është i dedikuar për shkollat fillore si dhe nënësit e klasëve të para të cilët sipas gjitha gjasave aplikacionet për këta nxënës do të mbushen pës të fillojnë shkollimin fillorë./Lugina Press/