Home Aktuale Familja Abdullahu nga Tërnoci do të bëhet me shtëpi të re

Familja Abdullahu nga Tërnoci do të bëhet me shtëpi të re

924
0
SHARE

Familja Abdullahu nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, ka marrë sot lajmin për fillimin e ndërtimit të shtëpisë së re .
Kompania Mediale SPEKTRI-Elhan Commerce në bashkëpunim me Fondin Humanitar të Kosovës Lindore sot vendosi që familjes të Fuad Abdullahu Elmazi nga Tërnoci i Bujanocit të i ndërtojë shtëpinë e re.
Familja Abdullahu nga fshati Tërnoc e cila jeton me kushte të vështira sociale, gjatë ditës së sotme me lotë gëzimi ka pranuar lajmin për ndërtimin e shtëpisë së re.
Nexhat Behluli drejtor i Kompanisë Mediale SPEKTRI-Elhan Commerce në rrjetin e tij social në facebook është shprehur se  ndjenjat shpirtërore janë të papërshkruara kur ia mundëson një famljes me nevojë të jetojë më mirë./Lugina Press/