Home SPORT Të frikshme shifrat e tredhëmbëshit “BBC”

Të frikshme shifrat e tredhëmbëshit “BBC”

856
0
SHARE

Këtë fundjavë Atletico Madrid ka shansin që për herë të parë pas 63 vjetësh të triumfojë në të dy derbit e sezonit dhe për ta arritur këtë objektiv, Los Colchoneros duhet të mposhtin armikun e tyre kryesor në Vicente Calderon, një fitore që këtu mungon që prej vitit 1999. Përpos të gjitha rrethanave që shoqërojnë këtë derbi madrilen, situata bëhet edhe më e komplikuar për skuadrën e Simeones nga shifrat e jashtëzakonshme të Benzema, Bale dhe Cristianos.

Tredhëmbëshi i Los Blancos i pagëzuar me emrin BBC shkon në derbi me 46 gola të realizuar vetëm në Primera, një shifër që kalon golat e të gjitha skuadrave të tjera. Këtu përjashtim bëjnë Atletico e Barcelona, si dhe Bilbao që deri para fitores me goleadë ndaj Granadës numëronte 45 gola në total këtë sezon. Nga treshja e jashtëzakonshme e Realit, Cristiano Ronaldo është pa dyshim më i frikshmi. Me 22 gola, një më shumë se Diego Costa, luzitani është kryegolashënuesi i kampionatit spanjoll dhe shënon mesatarisht çdo 84 minuta. Nga ana tjetër, Benzema shkon drejt Vicente Calderon me një ritëm për t’u admiruar, nga 14 gola gjithsej, 12 i ka realizuar në 15 ndeshjet e fundit dhe rrjetën e portës e shkund çdo 103 minuta. Por nuk mbeten prapa edhe numrat që mban mbi shpinë uellsiani. Për shkak të problemeve fizike, Gareth Bale nuk ka luajtur në 5 takimet e para të sezonit dhe që atëherë ka shënuar 10 herë, pra mesatarisht çdo 119 minuta. Pastaj në total, duke llogaritur edhe takimet në kompeticionet e tjera, shifra e golave nga kjo treshe shkon në 70 me 36 të Ronaldos, 20 të Benzema dhe 14 të Bale.

LEAVE A REPLY