Home Aktuale Kur karate të flenë në shpirt(Video)

Kur karate të flenë në shpirt(Video)

1049
0
SHARE

Të mësosh karate do të thotë, të kesh një shëndet të plotë. Të trashëgosh një artë dhe një kulturë në jetë. Njëri nga ata të cilët është i dhënë pas kësaj dicipline  është edhe Alban Rashiti.

  Alban Rashiti  është nga Tërnoci i Madh,  komuna e Bujanocit,  është vetëm 6 vjet, por talenti dhe dashuria e tij ndaj  karates  e bënë ate si të ishte i moshës se rritur.

    Sporti  Karates,    tashmë ka ngjallur interesim të madh  edhe tek të rinjët shqiptarë   të   rajonit të luginës së Preshevës.

      Lugina  Press ka  zbuluar një super talent  të karates me emrin  Alban Rashiti, nga Tërnoci i Madh komuna e Bujanocit.

    Albani 6 vjeçar tashmë me kënaqësi ndjek ushtrimet e karates pranë klubit të karates”Bushido” nga Tërnoci  që drejtohet nga Qemal Hiseni.

      Sporti i karates është ngulitur thell në shpirtin a Albanit gjë që e ka barë me zemër të madhe.

     Ka një vit që ai njek pa përtes kursin e karates pranë klubit të karates”Bushido” , por dashuria e tij për karate fillon edhe më herët,  duke shiquar filma të karates dhe duke i  thot Albani  i vogël me zemër të madhe./Lugina Press/