Në sulmet ajrore të armatës siriane mbi pozicionet e xhihaditësve në qytetin Raka në pjesën veriore të vendit dje janë vrarë mbi 53 persona, kumtoi organizata joqeveritare Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut, me seli në Londër.
Sipas grupit në mesin e viktimave ka të paktën 30 civilë.
“Është regjistruar vdekja e 31 civilëve, në mesin e të cilëve ka pesë gra dhe tre fëmijë, në qytetin Raka dhe rrethinë”, kumtoi drejtori i Qendrës, Rami Andel Rahman.
Në sulmet janë vrarë edhe 15 pjesëtarë të grupit esktremist Shteti Islamik.
Sipas Rahman, aeroplanët ushtarak të regjimit sirian kanë kryer tetë sulme në afërsi të qytetit Raka.
Sulmet ajrore janë pjesë e fushatës së regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad kundër pjesëtarëve të grupit Shteti Islamik në pjesën veriore dhe lindore të Sirisë.
Luftërat në Siri filluan në mars të vitit 2011 si protestë e qetë kundër regjimit të Asadit, por pastaj u shndërruan në luftë të përgjakshme qytetare. Sipas të dhënave të KB-ve të paktën 190.000 persona janë vrarë gjatë përleshjeve trevjeçare në Siri.






