Home Aktuale Thaçi premton autostradën Prishtinë-Gjilan-Konçul

Thaçi premton autostradën Prishtinë-Gjilan-Konçul

643
0
SHARE

Kryeministri në largim Hashim Thaçi ka premtuar ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan-Konçul e cila sipas tij do të kushtojë 500 milionë euro.

Thaçi në një tubim me gjilanasit ka premtuar vende pune dhe ndërtimin e një autostrade Prishtinë –Gjilan –Bresalc –Konçul e cila sipas tij do të kushtojë 500 milionë euro.

Derisa ka bërë këtë premtim ai ka goditur Isa Mustafën duke ia kujtuar fjalët duar në xhepa.

“Autostradat nuk mund ti ndërtojnë ata që rrinë me duar në xhepa…unë do ti siguroj këto para” ka thënë Thaçi. (INA)