Kompania për hapjen e bunareve “Burimi” nga fshati Samolicë i komunës së Bujanocit ka hapur pa pagesë bunarin në xhaminë e cila tashmë është duke u ndërtuar në fshatin Maltërnoc.
Se ndërmarrjet private kanë qenë dhe janë njerwz të bëmirësisë këtë e ka vërtetuar sot firma për hapjen e bunareve”Burimi” nga fshati Samolicë e cila pa pagesë ka hapur bunarin në xhëminë e fshatit Maltërnoc. Bunari është hapur 50 metra me F 140.
Inicativa për hapjen e pusit ishte e mërgimtarit nga Maltërnoci në Zvicër, Qemal Fejzullahu, i cili kishe deklaruar që të bëjë këtë gjest nga vet kontributi i tij. Por me të kontaktuar firmën”Burimi” doli se vet firma do të bëjë këtë pa pagesë.
Qemal Fujzullahu i cili është edhe njëri nga organizatorët e parë në mërgatë për ndërtimin e xhamisë falënderon firmën”Burimi” në krye me haxhi Rabitin dhe djemt e tij për këtë gjest human duke e lutur All-llahun ti shpërblej më të mira në këtë dhe botën tjetër.
Nga sahabiu i nderuar Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), transmetohet se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të!), ka thënë:
“Janë shtatë vepra, shpërblimi i të cilave i vazhdon njeriut në varrin e tij, pas vdekjes së tij:…. njëra nga këto është edhe hapja e një pusi apo burimi./Lugina Press/







