Home Aktuale Konfiskohet gjysmë toni duhan i fshehur në kamion me portokaj dhe dredhëza

Konfiskohet gjysmë toni duhan i fshehur në kamion me portokaj dhe dredhëza

722
0
SHARE

Doganierët në vendkalimin kufitar në Preshevë kanë ndaluar dy tentime të kontrabandimit të duhanit dhe kanë konfiskuar rreth gjysmë toni duhani.

Në aksion të përbashkët të policisë dhe doganës,   kapja e parë është bërë në maune me targa të Beogradit, pronari i një kompania nga Futog dhe janë zbuluar 190 kilogram duhan.

Pjesa më e madh e duhanit, rreth 180 kilogram janë fshehur në kasetat anësore të kamionit, të paraparë për rrotë rezervë, paleta dhe pajisje dore, ndërsa nën shtratin e kamionit ishin fshehur dhe 10 kilogram tjerë.

Duhani në anësore ishte fshehur me mjeshtëri, pasi paletat ishin të prera duke krijuar hapsirë për të kontrabanduar mallra.

Me sharrë, shiç shkruan dogana, ishin shkurtuar paletat dhe në vazhdimin e tyre ishte vendosur duhani i cili nuk ka penguar të mbyllet kaseta.

Shoferi një 35 vjeçar nga Novi Sadi, po transportonte portokaj për një kompani zinxhirë të madh nga Beogradi.

Në të njejtë ditë, me kamion me pronar nga Futogu, janë zbuluar edhe 265 kilogram duhan.

Si në rastin e mëhershëm, duhani ishte fshehur në kaseta anësore, nndërsa në kabinë ku fle shoferi ishin fshehur edhe 100 kilogram.

Kundër këtyre dy shoferëve është ngritur vepër penale, ndërsa duhani është konfiskuar përkohësisht.