Home Aktuale Lugina e Preshevës merr përkrahjen edhe nga kongresist!

Lugina e Preshevës merr përkrahjen edhe nga kongresist!

780
0
SHARE

Pas takimeve në Washington, DC, delegacioni nga Lugina e Presheves,gjate vikendit pati edhe një sër takimesh po aq të rëndësishme në New YorkCity.

Fillimisht, Kryetarët Mustafa dhe Arifi, së bashku me Faton Bislimin ngaLiga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që njëherësh ka qenë edhe organizator Ikësaj vizite, si dhe bashkëpunëtorët Xhevat Latifi, gazetar, dhe SherifSherifi, avokat, u pritën në një drekë të posaçme pune nga ish-Kongresisti dheKryetari I Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, z. Joe DioGuardi, Këshilltarjapër Cështje të Ballkanit, znj. Shirley Cloyes, dhe dy anëtarët e Bordit tëDrejtorëve të LQSHA, z. Zef Balaj dhe z. Agim Alickaj.

Gjatë këtij takimi,Kryetarët Mustafa e Arifi I njoftuan përfaqësuesit e Ligës – lobit shqiptar nëSHBA – me gjendjen në Luginën e Preshevës dhe me takimet që kanë pasur ditëvetë fundit në Washington, DC. “Për ne është mision I shenjtë që të çojmë përparacështjen tonë kombëtare për të gjithë shqiptarët në Ballkan, e veçanërisht edhepër ata në Luginë të Preshevës,” ka thënë DioGuardi. “Ju jeni pjesë e pandashmee angazhimit tonë për kauzën kombëtare, dhe ne tani më shumë se kurrë do tëfokusohemi që së bashku me miqtë tanë këtu, e sidomos ata në Kongres, ta vejmë çështjene Luginës sa më lartë në agjendën e politikës së jashtme amerikane,” ka shtuarznj. Cloyes.

“Ne I besojmë shumëpërkrahjes suaj dhe ju jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë kontributin tuajpër kauzën kombëtare në përgjithësi dhe çështjen e Luginës në veçanti,” kathënë Kryetari I Preshevës, z. Mustafa. “Gjendja në të cilën ne dhebashkëqytetarët tanë jetojnë në Luginë I ngjanë një getoje në zemër të Evropës,dhe ne jemi të bindur se pa ndërhyrjen direkte të SHBA-ve, zgjidhja për ne dotë jetë shumë e largët për të mos thënë e pamundur,” ka shtuar Kryetari IBujanocit, z. Arifi, ndër të tjera.

Pastaj, delegacioniu pritë edhe në një takim miqësor nga drejtuesit e Federatës Pan-Shqiptare tëAmerikës “Vatra”, Dr. Gjon Bucaj, Kryetar, si dhe Gjeneral Asllan Bushati,Nënkryetar, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre. Në shtëpinë e Vatrës,delegacioni diskutoi për temat kryesore që preokuptojnë shqiptarët e Luginës.Vatra premtoi angazhim të vazhdueshëm në përkrahje të zgjidhjes së drejtë tëcështjes shqiptare në Luginë. Kurse, me propozimin e Faton Bislimit,përfaqësuesit e Vatrës u pajtuan që të bashkëpunojnë me Fondacionin ArsimorJoprofitabil të z. Bislimi për të sjellur në SHBA për studime një numër tëcaktuar të studentëve meritorë nga Lugina, duke iu siguruar atyre bursaakademike dhe akomodim.

Ndërsa, në njëpritje të veçantë të organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane në GrandHyatt në Manhattan, delegacioni I Luginës së Preshevës pati mundësinë që tëdiskutojë edhe me Kongresistin Dana Rohrabacher, Kryetar I Nënkomisionit përEvropë në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-ve. Pasprezantimit të gjendjes totalisht diskriminuese në të cilën jetojnë shqiptarëtnë Luginë nga delegacioni, Kongresisti Rohrabacher u shpreh më I vendosur sekurrë që të vazhdojë me ngulm përkrahjen e tij për shqiptarët në Luginë. Aifaëlmderoi z. DioGuardi dhe znj. Cloyes si dhe LQSHA për angazhimin e tyrehistorik dhe vetëmohues për të drejtuar në kahun e duhur politikën e jashtmeamerikane vizavi cështjes shqiptare. Ai tutje shtoi se beson fuqishëm që përmesmiqve tjerë të shqiptarëve dhe kolegëve të tij në Kongresin amerikan, do t\’ibëhet presion I vazhdueshëm administratës amerikane që të merret seriozisht meproblemin e shqiptarëve në Lugine. “Ju jeni popull autokton dhe juve nuk po ju donëSerbia dhe nuk po ju jep as të drejtat më fundamentale njerëzore që duhet t\’igëzoni si çdo popull tjetër në Evrope. Unë do të angazhohem qysh javën që povjen që t\’ia nis një letër Kryeministrit Vucic për të shpreh shqetësime tonaserioze për gjendjen tuaj atje dhe do t\’i kërkoj atij që menjëherë të ndërmarrëmasat e duhura për të lejuar hyrjen në Luginë të librave shkollorë të dhuruaranga Kosova. Përndryshe, besoj se është veçse fer që nëse këto tekste nuk lejohentë vijnë tek ju, atëherë edhe Kosova duhet të parandalojë hyrjen e teksteveserbe në Kosovë,” ka thënë Rohrabacher.

“Ju jeni me fat qëkeni një lobi kaq të suksesshëm nën udhëheqjen e njerëzve kompetente dhe që njëjetë të tërë ia kanë dedikuar kauzës suaj kombëtare sic janë miqtë e miDioGuardi dhe Cloyes,” ka shtuar Rohrabacher ndër të tjera.

Nën aranzhimin eLigës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, delegacioni nga Lugina e Preshevës do tëketë mundësinë që nga seksioni VIP në Manhattan, nesër, të përcjelle Paradën eDitës së Kolombus, ku do të parakalojnë edhe shqiptarët e New York-ut mesimbolikën kombëtare – si kostumet kombëtare, flamujt, etj. Pas paradës,delegacioni së bashku me udhëheqësit e LQSHA do të kenë edhe një dreke punë neColombus Citizens Foundation, një nga organizatat më të vjetra qytetarë në NewYork, e themeluar nga imigrantët e hershëm italianë. /  xlpress.tv/