Home Aktuale Inaugurohet qendra e fshatit Miratoc

Inaugurohet qendra e fshatit Miratoc

935
0
SHARE

 Në Miratoc të komunës së Preshevës është inauguruar sot qendra e fshatit.Qendrës së re dhe parkut më së shumti iu gazuan nxënësit , të cilët do ta shfrytëzojnë për pushimore gjatë vajtje ardhjes në shkollë. Me këtë projekt janë krijuar kushte më të mira edhe për auto taksitë.

Në inaugurimin e këtij projekti ka marrë pjesë kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa i cili ka thënë se ky projekt ka sjellë ndryshime rrënjësore të Miratocit.Në anën tjetër edhe kryetari i kuvendit Ramiz Latifi dhe ai i bashkësisë lokale Merxhan Memishi kanë thënë se qendra e Miratocit do të jetë në shërbim të të gjithë banorëve ,pasi tani janë krijuar kushte më të mira.

Miratoci
Por këtij projekti më së shumti iu gëzuan nxënësit ,të cilët gjatë vajtje ardhjes për në shkollë do ta shfrytëzojnë për pushim kur dihet se disa prej tyre jetojnë në fund të fshatit dhe iu duhet të ecin disa kilometra.Por nga ky projekt kanë përfituar edhe auto taksitë pasi tani janë krijuar vend parkingje të nevojshëm , pasi më parë ata ndalonin para lokaleve duke i penguar edhe shitësit e fshatit.Se rëndësia e parkut dhe qarkores ka rëndësi të madhe e thotë edhe kryetari Mustafa. Sipas tij vlera projektit është katër milion dinarë. Ai më këtë rast ka uruar gjithë banorët.Në këtë vend më parë ishte objekti i vjetër i cili dikur shërbente për grumbullimin e duhanit. Por kur banorët ndërprenë kultivimin , aty mbete shumë lëndë helmuese . Në ndërkohë ndërtesa u shfrytëzua si shitore , por që rreziku nga helmet ishte çdo ditë. Në dhjetor të vitit 2014 ishte larguar edhe objekti lëvizës i policisë me qëllim të zgjerimit të qendrës. /Lugina Press/