Home SPORT Koke: Reali? Nuk ka asnjë ekip të pathyeshëm

Koke: Reali? Nuk ka asnjë ekip të pathyeshëm

790
0
SHARE

Te Atletico Madrid mezi po e presin derbin e kësaj fundjave ndaj Realit. Për mesfushorin e Los Cholchoneros, Koke edhe pse Los Blancos ka shfaqur një formë fantastike në sfidat e fundit, asnjë skuadër nuk është e pathyeshme.

“Dëshira për të luajtur ndaj Realit nuk të humbet kurrë, përballjet ndaj tyre janë gjithmonë të vecanta. Shpresojmë të fitojmë pasi skuadra të pamposhtura nuk ka në në këtë botë, megjithatë është e vërtetë që ata kanë një ekip shumë të fortë, me lojtarë të shkëlqyer në përbërje . Do të ndeshemi me një skuadër shumë të mirë, të shohim se si do ti sulmojmë ata.Gjithsesi mendoj se si cdo skuadër edhe Reali ka pika të dobëta dhe trajneri jonë I di shumë mirë ato”.

Por sa deciziv do të jetë ky derbi për Atleticon sipas Koke ?

“ Do të ketë edhe shumë ndeshje për të luajtur, por është e vërtetë se nëse ata fitojnë do të shkëputen në 6 pikë dhe gjithcka mund të ndërlikohet për ne. Megjithatë ne te Atletico e kemi thënë gjithmonë, që do ti marrim ndeshjet një e nga një sikur cdonjëra prej tyre të ishte finale për ne”.

Përvec përkrahjes së zakonshme të tifozerisë së zjarrtë bardhekuqe në sfidën ndaj Realit, Atletico natyrisht do të ketë përkrahjen e gjithë futbollistëve dhe fansave të Barcelonës. Këtë gjë e konfirmoi vetë mesfushori I bluagranave Cesc Fabregas I cili në një intervistë deklaroi se ka besim se Los Cholchoneros do të fitojnë derbin Madrdit.

 

LEAVE A REPLY