Home SPORT Sampaio: Ta kthejmë në festë ndeshjen me Skënderbeun

Sampaio: Ta kthejmë në festë ndeshjen me Skënderbeun

747
0
SHARE

Trajneri i Partizanit, Marcio Sampaio, në prononcimin e tij të parë publik që pas emërimit në mënyrë përfundimtare trajner trajneri i të kuqve për tre vitet e ardhshme, refkeltoi optimizëm për sa i perkët të ardhmes, duke u shprehur se kishte të njëjtin vizion me presidentin Gazmend Demi rreth funksionimit të skuadrës. 34-vjecari theksoi se në asnjë moment nuk e ka ndier veten në provë  te 15 herë kampionët e Shqipërisë.

“E kam thënë edhe më parë në këtë sallë që unë nuk jam në provë. Gjërat rrodhën normalisht. Kuptova që presidenti ka një vizion të qartë për futbollin, ai e di se cfarë kërkon nga Partizani. Mendimet e tij konvergojnë  me mendimet e mia, pra kemi të njëjtat ide . Sa i përket objektivave mund të them se më ka kërkuar gjërat normale që një president do t’i kërkontë trajnerit në një situatë të tillë. Po fillojmë të projektojmë një të ardhme më të mirë. Objektivat janë të njëjtë, sepse ne jemi në një pozicion të mirë në renditje”

Sa i përket përballjes së të dielës më kampionët në fuqi të superiores, portugezi tha se është një mundësi e mirë për të gjithë futbollistët për të treguar kapacitetin e vërtetë të skuadrës, edhe pse nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësit Murati dhe Ibrahimi, si dhe mesfushorin Mazrrekaj.

“Ne kemi nevojë për pikë për të arritur objektivta tonë, ndaj kjo është një tjetër ndeshje e rëndësishme. Ne do të kemi mungesa në formacion për arsye të ndryshme, por për disa lojtarë do të jetë një shans i mirë për të treguar veten dhe nivelin e skuadrës sonë përballë ekipit që ka shafur nivelin më të lartë të futbollit në Shqipëri. Shpresoj që të jetë një ndeshje spektakolare.”

Sampaio pret nje dhuratë të bukur me Skënderbeun, pasi vetëm një ditë pas supersfidës së javës së 21-të, feston 35-vjetorin e lindjes.

“Sigurisht që pres një fitore nga skuadra ime, për të kthyer në festë ndeshjen me Skenderbeun, por nga ana tjetër kërkoj mbështetjen e tifozëve. Shpresoj të jetë një atmosferë e mirë dhe të gjithë tifozët e Partizanit të na mbështesin në stadium. Që kur kam ardhur këtu e kam parë që futbollistët kanë dhënë maksimumin dhe besoj se e meritojnë mbështetjen e tifozëve. Për ditëldinje shpresoj që dhuratën e bukur të ma bëjnë sikurse futbollistët në fushën e blertë edhe tifozët në shkallët e stadiumit.”

I pyetur nëse do të ishte i kënaqur me një pikë përballë Skënderbeut, Sampaio dha këtë përgjigje:

“Nëse do të firmosja tani, do ta bëja vetëm për tri pikë. Unë gjihtmonë luftoj për fitoren. Kur nuk arrij ta fitoj ndeshjen, sikurse ndodhi me Vllaznia, duke analizuar atë që ka ndodhi, mund të them se jam i kënaqur edhe me barazimin, por kurrsesi nuk kënaqem me një pikë para takimit”.

LEAVE A REPLY